Rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është ‘dukshëm në rritje’, paralajmëron oficer i lartë rus NULL NULL 07.03.2024 08:51 07.03.2024 08:51 Vladimir Zarudnitsky Një oficer i lartë rus ka paralajmëruar se rreziku i përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë është “dukshëm në rritje” dhe ai mund të kthehet në “një luftë në shkallë të gjerë në Evropë”. Kreu i Akademisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse i bëri komentet në një artikull të botuar nga Military Thought – një botim i drejtuar nga ministria e mbrojtjes e vendit. “Mundësia e një përshkallëzimi të konfliktit në Ukrainë – nga zgjerimi i pjesëmarrësve në “forcat proxy” të përdorura për konfrontim ushtarak me Rusinë deri në një luftë në shkallë të gjerë në Evropë – nuk mund të përjashtohet,” tha gjeneral-koloneli, Vladimir Zarudnitsky, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, transmeton Klankosova.tv. “Mundësia që shteti ynë të tërhiqet qëllimisht në konflikte të reja ushtarake po rritet ndjeshëm,” shtoi ai. Ai tha gjithashtu se burimi kryesor i kërcënimit ushtarak për vendin ishte “politika anti-ruse” e ShBA-së dhe aleatëve të saj. Komentet e Zarudnitsky vijnë në një kohë kur Perëndimi po përpiqet të ndihmojë Ukrainën me më shumë armë dhe mbështetje financiare.