Rrahu bashkëshorten në Prishtinë – ai shkon prapa grilave, ajo në strehimore NULL NULL 13.06.2026 09:01 13.06.2026 09:01 Të premten në Prishtinë një burrë është arrestuar pasi ka fyer dhe rrahur bashkëshorten. Kjo e fundit pasi ka marrë trajtim mjekësor, ka zgjedhur të shkojë në strehimore. “Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar dhe e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.