Rozhajë: Kujtohen refugjatët e vrarë mes “Orës së Maleve” NULL NULL 09.05.2026 20:59 09.05.2026 20:59 Në 27 vjetorin e vrasjes së refugjatëve kosovarë në komunën e Rozhajës, u mbajt organizimi i përvjetshëm “Ora e Maleve”. Në edicionin e gjashtëmbëdhjetë, eventi nisi me ekspozitën e piktorit Xhevdet Spahija, ku në thelb pati xhubletën shqiptare. Më pas manifestimi vazhdoi me orën letrare ku u prezantuan dhjetëra poezi, dhe poashtu u promovuan dy veprat e akademikut Kujtim Shala, “Idioma” dhe “Fizika Naive”. Me këngë e valle tradicionale, para të pranishmëve doli Shoqëria Kulturore “Rapsha” nga Druma e Hotit, Malësi e Madhe. Ky aktivitet shënohet në nderim të viktimave refugjatë për të kërkuar përgjegjësi për zbardhjen e krimit. /Klankosova.tv