Ronaldo, nga yll në galaksi NULL NULL 18.06.2015 10:58 18.06.2015 10:58 Portugezi tashmë ka një galaksi të emëruar sipas tij, pasi astronomët nga Observatori Jugor Evropian galaksinë e sapozbuluar e emëruan CR7. Cristiano Ronaldo për vite me radhë është një nga yjet më të ndritshëm në votën e futbollit, por tani CR7 është galaksi. Astronomët nga Observatori Jugor Evropian e kanë emëruar një galaksi të re të sapozbuluar CR7, që është akronim për Cosmos Redshift 7, që tregon vendin në gjithësi, por që sipas astronomëve është inspiruar si emër nga sulmuesi i Real Madridit. Ekipi i shkencëtarëve ishte i drejtuar nga David Sobral nga Universiteti i Lisbonës, që në këtë mënyrë nderoi asin portugez. Sipas astronomëve, CR7 është më e ndritshme se secila galaksi që shohim. Mbetet të shihet nëse rivali i Ronaldos, Messi do të ketë përgjigje për këtë gjë.