Roma dhe Juventusi vihen pas Ruggerit, Atletico Madrid nuk dëshiron ta shesë NULL NULL 10.06.2026 16:28 10.06.2026 16:28 Mbrojtësi italian, Matteo Ruggeri ka përfunduar në radarët e Romës dhe Juventusit gjatë afatit veror, por Atletico Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij. Agjenti i lojtarit, Montipo, ka konfirmuar se interesimi për Ruggerin ekziston si nga Italia ashtu edhe nga klube të tjera evropiane, por theksoi se deri më tani nuk ka asgjë konkrete. “Ruggeri dha shtatë asistime në 48 ndeshje me Atlético Madridin, duke luajtur pothuajse çdo takim si titullar. Klubi është shumë i kënaqur me lojtarin dhe dëshiron ta mbajë. Sot për sot, ai është titullar i Atletico Madridit. Merkatoja është e hapur dhe gjithçka mund të ndodhë, por aktualisht nuk ka asgjë konkrete”, deklaroi ai. Mediat italiane, përfshirë Gazzetta dello Sport, raportuan se Roma po e ndjek me interes mbrojtësin e krahut, ndërsa emri i tij është lidhur edhe me Juventusin. Megjithatë, sipas agjentit të futbollistit, asnjë nga këto pista nuk ka avancuar në negociata zyrtare. Ruggeri mbetet një nga lojtarët që mund të tërheqë vëmendje të madhe në javët e ardhshme të merkatos, por aktualisht e ardhmja e tij duket ende e lidhur me Atletico Madridin./Klankosova.tv