Roja i plazhit i cili shpëtoi princin e Danimarkës shpallet hero NULL NULL 21.12.2015 20:00 21.12.2015 20:00 Roja i plazhit i cili shpëtoi mbretin e ardhshëm të Danimarkës nga një rrymë e madhe në det, ka marrë mirënjohje nga familja Daneze. Ai nuk kishte asnjë ide se kush ishte djali derisa një njeri i tha atij se ai ishte djali i madh i Princeshës Mary. Nick Malcom me origjinë nga Zelanda e Re, shpëtoi trashëgimtarin 10 vjeçar nga dallgët e forta të detit në plazhin Mermaid në QueenIsland të enjten gjatë pushimeve të familjes. Ai e kthehu princin në kujdesin e mbretit të Danimarkës dhe princeshës, e cila është më origjinë australiane. Mbreti falënderoi jashtë mase rojen. Ai u shpall hero dhe nëpër mediat ndërkombëtare është folur shumë për aktin e tij prej heroi, transmeton Klan Kosova. Kjo nuk është hera e parë që Malcolm shpëton një person, pasi që ai kishte shpëtuar edhe një turist britanik 68 vjeçar në të njejtin plazh në vitin 2014. E për këtë akt Nick nuk ka dashur të flas.