Roger Waters sjell versionin e ri të këngës “Time” (VIDEO) NULL NULL 24.08.2023 17:02 24.08.2023 17:02 Roger Waters e ka publikuar një version të ri solo të këngës së Pink Floyd, “Time”. Kënga origjinale ishte pjesë e albumit të tetë të bendit, “The Dark Side Of The Moon”, të dalë më 1973. Ndërkaq, tani ai e ka përfshirë këtë version në albumin e tij të radhës, “The Dark Side Of The Moon Redux”.