Rinisin procedurat për rinovimin e stadiumit të Gjilanit (VIDEO) NULL NULL 24.02.2025 14:43 24.02.2025 14:43 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nisur sot edhe një herë nga fillimi procedurat për rinovimin e stadiumit të Gjilanit. Projekti, i cili në letër ka nisur që nga viti 2017, por ka qenë i bllokuar në proceset tenderuese, parashihet që tash të bëhet i gatshëm për ndeshjet evropiane, njofton Klankosova.tv. Vlera e parashikuar e kontratës është 15 milionë euro. Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: