Rikthehet pasi “vdiq” para 31 vjetësh NULL NULL 26.09.2015 18:15 26.09.2015 18:15 Për këto 31 vjetët e fundit, çdo kush ka menduar që Petra Pazsitka është vrarë. Për herë të fundit është parë në vitin 1984, dhe një burrë e ka pranuar që ka kryer vrasjen e saj, transmeton Klan Kosova. Por e vërteta del të jetë ndryshe. Ajo është shëndosh e mirë, e pas një vjedhje që kishte ndodhur në shtëpinë e saj, është zbuluar identiteti i saj i ri. Ajo është 55 vjeçare dhe që 31 vjet është duke jetuar nën emrin Schneider në Dusseldorf. Shtëpia e saj ishte thyer para dy javësh kështu ajo thirri policinë, të cilët e zbuluan që Schneider në fakt është Petra. Petra ishte zhdukur kur ishte 24 vjeçare në Braunschweig në veri të Gjermanisë. Rasti i zhdukjes së saj ishte paraqitur edhe në një emison të krimeve në Gjermani, dhe një vit pas rastit një person e kishte pranuar që kishte kryer vrasjen e saj. NBC News raporton që ajo ka jetuar pa dokumente zyrtare për më shumë se 30 vjet. Askush nuk e di pse ajo ka vendosur të zhduket dhe t’i bëjë familjarët e të njohurit e saj të besojnë që ka vdekur. “Ajo nuk kishte as llogari në bankë dhe çdo faturë e paguente me para në dorë”, është shprehur zëdhënësi i policisë Joachim Grande. Ai gjithashtu është shprehur se Petra fitonte bukën e gojës duke bërë punë “të paligjshme”. “Babai i saj ka vdekur para disa vjetësh, por vëllai dhe nëna e saj janë të shokuar pas këtij lajmi”, është shprehur Grande. Por pavarësisht që familjarët dëshirojnë ta takojnë, ajo është shprehur që nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me ta.