Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rikthehen romancat shqiptare

NULL NULL
30.05.2015 15:29
Janë rikthyer në skenë Romancat Shqiptare, të pasura me muzikë të komponuar nga muzikantët më të njohur shqiptarë si Albert Paparisto, Kozma Lara, Aleksandër Peçi e të tjerë.

Koncerti i Romancës Shqiptare erdhi për publikun me një krijimtari të pasur muzikore në skenë e arteve. Me veprat që mbajnë emrin e kompozitorëve më të njohur shqiptarë, ky koncert përcolli jo pak vlera muzikore, shkruan Kult Plus, transmeton Klan Kosova.

I zhvilluar në skenën e Universitetit të Arteve, Koncerti i Romancës Shqiptare për drejtues dhe kompozitorë pjesëmarrës përbën dhe një nga momentet më të veçanta në jetën artistike, kur në vëmendje është krijimtaria muzikore serioze shqiptare, e cila për fat të keq sipas tyre prej vitesh është lënë në harresë.

Për publikun në sallën e madhe të arteve u interpretuan vepra nga emra shumë të vlerësuar në krijimtarinë muzikore si kompozitori Albert Paparisto, Kozma Lara, Aleksandër Peçi, Haig Zacharian, Endri Sina, Shpëtim Kushta, VasoTole, etj. Ky koncert këtë vit erdhi nën organizimin e kompozitorit të njohur Haig Zacharian, dhe me zhvillimin e tij në skenën e madhe të arteve riktheu vëmendjen dhe në mungesën e mbështetjes financiare, që kanë institucionet ndaj krijimtarisë muzikore serioze.

Nuk kanë qenë të paktë kompozitorët që kanë kërkuar më shumë vëmendje, financime për krijimtarinë nga Ministria e Kulturës, duke thekuar dhe mungesën e konkurseve, por sipas tyre situata nuk ka ndryshuar prej vitesh.

“E kemi thënë disa herë që nuk ka vëmendje për krijimtarinë muzikore shqiptare, ka probleme jo pak, por asgjë nuk është bërë”, pohon kompozitori i njohur Aleksandër Peçi.

 

 

lajme të ngjashme