Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rihanna dhe Pete Davidson me kapele të njëjtë

NULL NULL
12.03.2019 14:00

Kush do të mendonte se Rihanna dhe Pete Davidson kanë shije të njëjtë për kapelet e bejsbollit?

Komediani 25 vjeçar është parë me kapelen sportive të markës së njohur Balenciaga, që kushton hiç më pak se 450 dollarë, kur bashkë me të dashurën e tij Kate Beckinsale ka shkuar në një lojë hokeji – ku edhe e zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë me një puthje të zjarrtë.

Davidson këtë kapele të zezë ku shkruan me shkronja të bardha emri i markës e kishte kombinuar me një bluzë ngjyrë rozë, xhemper të kaltër dhe xhinset Amiri MX1 që kushtojnë 1050 dollarë, transmeton Klan Kosova.

Në ndërkohë që 31 vjeçarja Rihanna nuk e kishte vënë këtë kapele sportive për ta zyrtarizuar një lidhje të re të dashurisë, por  e vendosi në një ditë tjetër të rëndësishme – Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Dita Ndërkombëtarë e Gruas – duartroktije për secilin shpirt të bukur që quhet grua në këtë botë të burrave”, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.

 

 

lajme të ngjashme