Reuters: SHBA gati t’i ofrojë Arabisë Saudite një pako armësh mbi 100 miliardë dollarë NULL NULL 25.04.2025 00:53 25.04.2025 00:53 Shtetet e Bashkuara janë në prag të ofrimit të një pakoje armësh me vlerë mbi 100 miliardë dollarë për Arabinë Saudite, sipas gjashtë burimeve të Reuters, transmeton Klankosova.tv. Sipas këtyre burimeve, propozimi pritet të shpallet gjatë vizitës së Presidentit amerikan Donald Trump në mbretëri, e cila është planifikuar për muajin maj. Kjo lëvizje vjen pas përpjekjeve të pasuksesshme të administratës së ish-presidentit Joe Biden, e cila kishte synuar të finalizonte një marrëveshje të gjerë sigurie me Riadin.