Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjini: Partneriteti me Izraelin ka rëndësi strategjike për Kosovën

NULL NULL
13.07.2026 13:17

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka pritur në zyrat e Aleancës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, me të cilën ka zhvilluar një takim kushtuar zhvillimeve aktuale dhe mundësive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një njoftimi, Gjini ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në frymë të ngrohtë dhe miqësore, duke theksuar rëndësinë e raporteve bilaterale mes dy vendeve.

“Patëm kënaqësinë të mirëpresim në zyrat e Aleancës Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamara Ziv. Zhvilluam një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të raporteve tona bilaterale”, ka shkruar Gjini transmeton Klankosova.tv

Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet me Izraelin kanë rëndësi të veçantë për Kosovën, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të forcimit të këtij partneriteti.

“Marrëdhëniet me shtetin e Izraelit janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne. Jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përkushtuar për të thelluar këtë partneritet në fusha me interes të përbashkët”, ka deklaruar kryetari i AAK-së.

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 2021, ndërsa që atëherë të dyja vendet kanë shprehur interes për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, sigurinë, teknologjinë dhe arsimin.

lajme të ngjashme