Reshjet shembin rrethojat e varrezave në Samadrexhë, ku ndodhet edhe varri i Heroit Afrim Bunjaku NULL NULL 12.01.2026 11:06 12.01.2026 11:06 Foto nga Klan Kosova Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar shembjen e rrethojave të varrezave në fshatin Samadrexhë të Komunës së Vushtrrisë. Një banor nga ky fshat në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, tha se në mesin e atyre varrezave ndodhet edhe varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, polici që ra në krye të detyrës. I njëjti deklaroi se ekziston rreziku që disa varre, për shkak të rrëshqitjes së dheut, të bien në rrugë nëse nuk ndërhyhet me urgjencë./Klankosova.tv