Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë, banorët në panik NULL NULL 02.08.2026 12:50 02.08.2026 12:50 Foto nga Top Channel Zjarri ka përfshirë një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë, përkatësisht një ndërtesë në katin e tretë. Flakët dhe tymi i dendur kanë alarmuar banorët e pallatit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave për shkak të rrezikut, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.