Greqia vazhdon betejën me zjarret NULL NULL 02.08.2026 13:18 02.08.2026 13:18 Rajone të ndryshme të Greqisë vazhdojnë të përballen me zjarre të mëdha, që kanë përfshirë vendin tash e sa kohë. Një vatër e re e flakëve ka shpërthyer në ishullin e Kefalonisë, duke mobilizuar menjëherë forca të shumta zjarrfikëse, mjete tokësore dhe ajrore. Për banorët u dërgua mesazh nga sistemi i emergjencës që të jenë në gatishmëri, ndërsa flakët u perhapen pranë zonave të banuara, por pa rrezikuar seriozisht shtëpitë. Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit vijuan operacionet për të mbajtur nën kontroll vatrat më problematike në Atikë, Beoti dhe Fokidë, ku erërat e forta dhe temperaturat e larta e kanë bërë shumë të vështirë shuarjen e zjarreve. Përveç Greqisë, edhe shtete të tjera evropiane janë në situata të vështira pas zjarreve të fuqishme. /Klankosova.tv