De Bruyne drejt largimit nga Napoli NULL NULL 02.08.2026 12:54 02.08.2026 12:54 Galatasaray thuhet se po përgatit një ofertë për Kevin De Bruyne, i cili është gjithnjë e më i pakënaqur me statusin e tij te Napoli. Reprezentuesi belg mbërriti në Itali nga Manchester City si agjent i lirë, por sezoni i parë në stadiumin Diego Armando Maradona ishte i vështirë për të, shkruan Goal.com. Klubi turk po përgatit një ofertë bujare financiare për të sjellë De Bruyne nga Napoli në këtë afat kalimtar. Eksperti i transferimeve Ekrem Konur thotë se Galatasaray shpreson që pakënaqësia e 35-vjeçarit me politikën sportive të Napolit mund ta lehtësojë transferimin e tij në Stamboll. Edhe pse ish-mesfushori i Manchester Cityt është një nga lojtarët më të dekoruar të gjeneratës së tij, sezoni i tij i parë në Serie A u shënua nga një formë e paqëndrueshme dhe grindje brenda klubit. De Bruyne luajti 21 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asiste.