Regjistori i ri i Batman nuk do ta përdorë skenarin e Affleck NULL NULL 18.07.2017 13:45 18.07.2017 13:45 Matt Reeves, regjisori i filmit të ri të Batman, e ka konfirmuar se nuk do ta përdorë skenarin e Ben Affleck. Në janar, aktori njoftoi që do të largohej si regjisor i këtij filmi dhe të fokusohej në rolin kryesor. Rrjedhimisht, ai ishtë zëvendësuar me Reeves. “Jo është një tregim i ri”, tha ai për The Hollywood Reporter kur u pyet se a do ta përdorë skenarin e Affleck. “Veç sa ka filluar sërish. Jam i ngazëllyer për të. Mendoj që do të jetë shumë mirë”, shtoi ai.