Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Real Madridi përfiton 220 milionë euro nga marrëveshja me Adidas

NULL NULL
13.06.2026 08:55

Real Madrid ka marrë një shtysë të madhe financiare pas rinovimit të marrëveshjes me kompaninë sportive Adidas, e cila pritet t’i sjellë klubit rreth 220 milionë euro të ardhura.

Sipas raportimeve nga Spanja, kjo marrëveshje do t’i japë më shumë hapësirë financiare presidentit Florentino Pérez për të realizuar objektivat e merkatos së verës.

Në listën e përforcimeve të mundshme përmenden emra si Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe Bernardo Silva.

Po ashtu, mediat kujtojnë ofertën prej 150 milionë eurosh për Julián Alvarez, e cila tregon ambiciet e klubit madrilen për të vazhduar investimet e mëdha në skuadër para sezonit 2026/27./Klankosova.tv

lajme të ngjashme