Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kombëtaret e Kosovës në basketboll 3×3 sot zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për Evropian

NULL NULL
13.06.2026 10:13

Sot dy ekipet kombëtare të Kosovës në basketboll 3×3 zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe oraret e ndeshjeve që do të luhen në Prishtinë.

Te meshkujt, nga ora 17:00, në kuadër të grupit A, luan Kosova-Qipro, teksa në ora 19:10, Kosova ka përballë Irlandën.

Ndërkaq, te kategoria e femrave, në ora 19:15, në kuadër të grupit B, sot Kosova luan ndaj Irlandës.

Ndeshjet në fjalë mund t’i ndiqni në platformën më të madhe televizive në vend, Artmotion.

lajme të ngjashme