Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenali nis bisedimet për Christos Tzolisin

NULL NULL
13.06.2026 10:27

Arsenali ka hyrë në negociata me Club Brugge për transferimin e sulmuesit grek Christos Tzolis, i cili është një nga emrat që klubi londinez po shqyrton për repartin ofensiv.

Sipas raportimeve, kontaktet mes palëve kanë nisur, por interesimi për Tzolis nuk ndikon në planet e Arsenalit për objektivat e tjerë gjatë verës.

“Topçinjtë” vazhdojnë të mbajnë të hapura bisedimet edhe për Morgan Rogers të Aston Villas dhe Bradley Barcola të Paris Saint-Germain.

Tzolis zhvilloi një sezon shumë të mirë me Club Brugge, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, ndërsa Arsenali po shqyrton mundësinë për ta afruar në “Emirates” gjatë kësaj vere.

lajme të ngjashme