Arsenal synon Barrenetxean, Sociedad kërkon 75 mln euro NULL NULL 13.06.2026 10:30 13.06.2026 10:30 Klubi anglez Arsenal ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin anësor të Real Sociedadit, Ander Barrenetxea. Sipas raportimeve nga Anglia, londinezët po e monitorojnë nga afër 24-vjeçarin, por klubi bask nuk ka ndërmend të negociojë nën klauzolën e tij prej 75 milionë eurosh. Real Sociedadi vazhdon të jetë një fabrikë talentesh, ndërsa pas largimit të disa yjeve në vitet e fundit, tani edhe Barrenetxea është në radarët e klubeve të mëdha evropiane. Mbetet të shihet nëse Arsenali do të jetë i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar për transferimin e tij gjatë kësaj vere./Klankosova.tv