Rasti tragjik në rrugën A, ndalohen 3 persona NULL NULL 28.07.2026 23:23 28.07.2026 23:23 Tre persona janë ndaluar në lidhje me rastin tragjik në rrugën A, ku si pasojë e rënies së kranit vdiq 26 vjeçari Ermal Sherifi dhe u lëndua edhe një punëtor tjetër. Njoftimi u dha nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. “Bazuar në dyshimet fillestare dhe provat e siguruara deri në këtë fazë të procedurës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre persona me inicialet A.Sh., nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, si dhe B.S., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë ndërtuese, dhe E.E., në cilësinë e personit të kompanisë investuese të projektit , nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’, nga neni 358, paragrafi.7 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. “Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë kërkesën për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, si dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”. Ky është 26-vjeçari që humbi jetën nga rrëzimi i vinçit në rrugën A