Rasti Klan Kosova, Abbott: Institucionet të kenë shumë kujdes me masat NULL NULL 16.06.2023 11:25 16.06.2023 11:25 Pas reagimit të Ambasadës amerikane, asaj gjermane, por edhe të zyrës së BE-së në Kosovë nga misionet diplomatike, reagim erdhi edhe nga ambasada britanike për rastin e MINT-it kundër Klan Kosovës. Ambasadori Nicholas Abbott tha se po e vëren shqetësimin e shoqërisë civile për këtë rast, ndërsa kërkoi nga institucionet që të mendojnë me shumë kujdes masat e mëtejme ndaj këtij rasti. “Po e ndjek me vëmendje rastin e Klan Kosovës dhe vërej se vendimi për licencën e biznesit të saj është ende objekt ankimimi. Vërej shqetësimin e përhapur në shoqërinë civile dhe kërkoj nga institucionet përkatëse që të mendojnë me shumë kujdes për çdo masë të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e mediave në Kosovë”, theksoi Abbott. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS