Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë e kalojnë shifrën 10 mijë NULL NULL 12.03.2021 07:29 12.03.2021 07:29 Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP) Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se aktualisht në vend janë të regjistruara 10.318 raste aktive me COVID-19 në Kosovë. Ky institut ka njoftuar se vetëm të enjten janë regjistruar edhe 632 raste pozitive me koronavirus, njofton Klan Kosova. Ndërsa gjatë 24 orëve të ditës së djeshme janë raportuar 8 raste të vdekjeve me COVID-19 në vend. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive”. “Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 75.380 raste nga 345.064 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.682 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 397 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.318”, thuhet në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)”. klankosova.tv