Raportohet se një anëtar i stafit të UNRWA-s u vra në një sulm izraelit në Rafah NULL NULL 13.03.2024 17:12 13.03.2024 17:12 Foto nga arkiva: UNRWA Të paktën një anëtar i stafit të agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët UNRWA është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në një qendër shpërndarjeje ushqimore në qytetin Rafah në Gaza, ka thënë agjencia. “Sulmi i sotëm në një nga qendrat e pakta të mbetura të shpërndarjes së UNRWA-s në Rripin e Gazës vjen pasi furnizimet ushqimore po mbarojnë, uria është e përhapur dhe në disa zona po kthehet në uri”, tha kreu i organizatës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Kjo agjenci bëri të ditur se të paktën 165 anëtarë të ekipit të UNRWA janë vrarë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas. “Çdo ditë, ne ndajmë koordinatat e të gjitha objekteve tona në të gjithë Rripin e Gazës me palët në konflikt. Ushtria izraelite mori dje koordinatat e këtij objekti”.