Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raporti i UNRWA-së lidhur me pretendimet izraelite, gati në muajin e ardhshëm

NULL NULL
06.02.2024 12:23
Ndërtesa e UNRWA-së, Janar 2023. Foto: Getty Images
Ndërtesa e UNRWA-së, Janar 2023. Foto: Getty Images

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) pret që raporti i saj paraprak mbi pretendimet izraelite se disa punëtorë të saj morën pjesë në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit të jetë gati deri në fillim të muajit të ardhshëm, tha të martën përfaqësuesi i saj në Liban.

Dorothee Klaus u tha gazetarëve se agjencia pret që donatorët që pezulluan fondet e tyre pasi u shfaqën pretendimet, të rishikojnë vendimet e tyre bazuar në hetimin, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe ishin ndër ata që tërhoqën fondet për agjencinë pas pretendimeve të Izrealit.

Channel 4 News mori dosjen e Izrealit që përshkruante pretendimet se stafi i UNRWA ishte i përfshirë në sulmet e Hamasit në tetor, por arriti në përfundimin se “nuk ofron asnjë provë” për t’i mbështetur ato.

lajme të ngjashme