Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raporti i GAP: Pse ka komuna me më shumë mësues se nxënës? (VIDEO)

NULL NULL
13.07.2026 20:27
Raporti i GAP: Pse ka komuna me më shumë mësues se nxënës? (VIDEO)

Rënia e numrit të nxënësve, sidomos në zonat rurale, ka shkaktuar debat për numrin e stafit arsimor në disa komuna të Kosovës.

Në Gjilan, raporti i Institutit GAP ka evidentuar mbi 300 punëtorë më shumë në arsim, ndërsa nga Drejtoria Komunale e Arsimit thonë se kjo lidhet kryesisht me migrimin dhe zvogëlimin e numrit të nxënësve.

Nga DKA-ja sqarojnë se një pjesë e stafit janë mësimdhënës, ndërsa pjesa tjetër përfshin punëtorë teknikë, psikologë, asistentë dhe staf tjetër mbështetës.

Opozita ka ngritur akuza për punësime partiake, por këto janë mohuar nga DKA-ja, duke thënë se punësimet janë bërë në bazë të nevojave të shkollave.

Komuna ka bërë të ditur se po analizon mundësinë e riorganizimit të stafit, ndërsa situatë e ngjashme është raportuar edhe në Kamenicë. Pas largimit të rreth 3 mijë mësimdhënësve nga granti për arsim në disa komuna, institucionet lokale pritet të përballen me kosto mbi 23 milionë euro për mbulimin e pagave.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:

lajme të ngjashme