“Ramazani – kohë për dhembshuri”, gruaja e Netanyahut kërkon ndihmë nga nëna e emirit të Katarit, për lirimin e pengjeve NULL NULL 11.03.2024 20:02 11.03.2024 20:02 Arkiv: Familjarët e pengjeve izraelite duke mbajtur fotografitë e tyre, në 100-ditëshin e luftës Izrael-Hamas. Foto: Getty Images Gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i ka shkruar nënës së emirit të Katarit, duke i kërkuar ndihmë për lirimin e pengjeve izraelite. Pengët u morën nga Hamasi kur grupi militant sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor të vitit të kaluar. Në letrën e saj, Sara Netanyahu, i tha Sheika Moza bint Nasser al-Missned se Ramazani ishte “një kohë për dhembshuri dhe bujari”, duke na kujtuar “forcën që mbajmë kur bashkohemi për të mbështetur vlerat e paqes dhe njerëzimit”. “Përfshirja juaj mund të jetë instrumentale për t’i sjellë ata në shtëpi, duke ofruar një fener shprese për familjet e tyre dhe duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt paqes dhe pajtimit”, shkroi ajo, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Sheikha Moza bint Nasser al-Missned shihet si një nga figurat më të fuqishme në mbretërinë e pasur. Ajo është bashkëthemeluese dhe kryetare e Fondacionit Katar shumë-miliardë dollarësh (një shoqatë private bamirëse për shkencën, arsimin dhe zhvillimin e komunitetit) dhe ka mbajtur një sërë postesh të tjera të profilit të lartë.