Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama për Masakrën e Reçakut: Të punojmë që krime të tilla mos të ndodhin më

NULL NULL
15.01.2024 14:58
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bënë homazhe në Reçak
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bënë homazhe në Reçak

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Reçakut, masakër e kryer nga forcat policore serbe.

“Sot përkujtojmë 45 viktimat e Masakrës së Reçakut – 15 janar 1999, të kryer nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe”, kështu ka shkruar Rama në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Ai më tutje ka thënë se duhet punuar që këto krime të ndalen dhe të mos ndodhin kurrë më.

“Ndajmë dhimbjen me familjarët në këtë ditë e cila na rikujton çdo vit nevojën për drejtësi dhe paqe. Ne duhet t’i premtojmë vetes se do të punojmë pa u ndalur që krime të tilla ndaj njerëzimit mos të ndodhin kurrë më”, shkroi Rama.

“Vendi ynë është vend i paqes dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë!”.

 

lajme të ngjashme