Arrestohet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar në Itali për trafik droge NULL NULL 29.07.2026 13:23 29.07.2026 13:23 Një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “FAST” është finalizuar nga Policia e Shtetit, duke çuar në kapjen në Durrës të një personi të kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një grup kriminal të përfshirë në trafikun e narkotikëve. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe me mbështetjen e shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shkruan rtsh.al, transmeton klankosova.tv. Gjatë operacionit u lokalizua dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi L. B., 23 vjeç. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias, Itali, në mars të vitit 2026 kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal italian. Autoritetet shqiptare dhe ato italiane vijojnë bashkëpunimin për përfundimin e procedurave ligjore për ekstradimin e 23-vjeçarit drejt Italisë, ku ai do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.