Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BMW pritet të shkurtojë 8 mijë vende pune

NULL NULL
29.07.2026 12:25

Prodhuesi gjerman i automjeteve BMW do të shkurtojë rreth 8,000 vende pune, kryesisht në Gjermani, si pjesë e një programi për uljen e kostove, të nisur në përgjigje të dobësimit të tregut kinez dhe presioneve në rritje të kostove.

Sipas raportimeve të së mërkurës në shtypin gjerman, u arrit një marrëveshje pas disa javësh negociatash midis menaxhmentit të BMW-së dhe përfaqësuesve të punonjësve, lidhur me një program largimi vullnetar nga puna, shkruan Anadolu, transmeton klankosova.tv.

Në kuadër të këtij programi, procesi i shkurtimit të vendeve të punës do të nisë në tetor të vitit 2026 dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit 2027.

Programi do të sjellë një reduktim prej 8,000 punonjësish në totalin e fuqisë punëtore.

lajme të ngjashme