“Disa kërkojnë koalicion, të tjerët rrëzimin e Kurtit nga pushteti”, çka do të ndodhë në Kuvendin e LDK-së? NULL NULL 29.07.2026 13:18 29.07.2026 13:18 Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku do të testohet besimi brendapartiak ndaj liderit Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Anita Shabani e ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se LDK është e ndarë në dy blloqe, me njërin bllok që nuk dëshiron përfshirjen në qeverisje dhe tjetri për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje. “Presim deri nesër, realisht dihet që është një luftë brenda këtij subjekti politik e ndarë në dy tabore ku njëri kërkon tërheqjen e Abdixhikut i cili ka synim me gjasë dhe çështja kryesore është që dialogu me Kurtin dhe mundësia e përfshirjes së tyre në koalicion siç po e sheh një pjesë e deputetëve të këtij subjekti politik të cilët e kanë shpreh edhe në rrjetet sociale që thanë se nuk duam që të bëhemi pjesë e asnjë qeverisje dhe qëllimi dhe synimi i tyre është që të largojnë nga pushteti Kurtin. Shihet që kjo ndasi ka për synim edhe mos bashkëpunimin me Kurtin dhe mospërfshirjen në qeverisje”, tha ajo. Ndërsa gazetari Shkumbin Kajtazi tha se ky proces i nesërm nuk do t’i zgjidh problemet e brendshme të kësaj partie, transmeton Klankosova.tv “Çfarëdo që ndodhë nesër, qoftë nëse shpëton Lumir Abdixhiku, qoftë nëse bie nuk ndryshon diçka. Po e zëmë një situatë që Abdixhiku po mbetet kryetar, çka bën? Kjo çështje nuk i zgjidh ndasitë e brendshme dhe as nuk i bind votat brenda grupit parlamentar të LDK-së që nëse po ‘mbijeton’ në Kuvendin e nesërm Abdixhiku ‘po ia dëgjojmë fjalën’ dhe po ia votojmë Kurtin kryeministër”, Kajtazi. Në anën tjetër u diskutua edhe gjuha në politikë. Gazetari Vullnet Krasniqi komentoi gjuhën e përdorur nga bashkëshorti i u.d të detyrës së presidentes, Alban Krasniqi i cili e përdori fjalën ‘vrasës’ ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. “Gjuha e tij e tregon paaftësinë e tij për me kuptu çfarë posti ka çka përfaqëson…Është shumë e çuditshme se si Zotëria i Parë në atë post mund të ketë atë lehtësi…atë raport me kryetarin e komunës, por gjithashtu tregon gjuhën e egër që po përdoret në kampet e LVV-së që shpreh pakënaqësinë me këtë grupi që po iu prish punë për koalicion”, tha Kransniqi.