Qytetari ankohet për çmimin e skijave në Brezovicë NULL NULL 18.01.2026 14:55 18.01.2026 14:55 Një qytetar është ankuar se në Brezovicë, skijat po ofrohen me çmim më të lartë. Siç deklaroi ai në redaksinë e Klankosova.tv., çmimi i tyre është 20 euro derisa po jepen me 22 euro. Ai theksoi se po shkelet edhe çmimorja e përcaktuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Gjithnjë sipas tij, aty nuk po ofrohen kuponat fiskalë.