QKUK largon tarifën 3 euroshe për familjarët e pacientëve në dy klinika NULL NULL 25.02.2026 18:05 25.02.2026 18:05 Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se përputhje me Udhëzimin Administrativ (UA) në fuqi, përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë të liruar nga tarifa 3 euro për natë gjatë qëndrimit në klinikat e QKUK-së. Përmes një njoftimi për media, QKUK-ja thekson se nga kjo tarifë përjashtohen gjithashtu përcjellësit e pacientëve të Klinikës së Onkologjisë dhe të gjitha klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje. “Nga kjo tarifë përjashtohen gjithashtu përcjellësit e pacientëve të Klinikës së Onkologjisë dhe të gjitha klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së”. Bëhet e ditur se nga kjo pagesë përjashtohen të gjithë përcjellësit e pacientëve nën 18 vjeç. “Po ashtu, nga pagesa përjashtohen të gjithë përcjellësit e pacientëve nën moshën 18 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike.Sqarojmë se në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, përcjellësit nuk kanë paguar asnjëherë tarifën prej 3 (tre) euro për natë”, theksohet më tej, transmeton Klankosova.tv. Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka shprehur shqetësimin sot lidhur me vendosjen e pagesës ditore për prindërit, kujdestarët ligjorë/përcjellësit e fëmijëve mbi 15 vjeç në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme. ërmes një reagimi publik, KOMF tha se ky vendim bie në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës dhe me konventat ndërkombëtare. KOMF kundërshton pagesën ditore për përcjellësit e fëmijëve në QKUK: Bie ndesh me ligjin Klan Kosova ka raportuar për këtë çështje qysh në fillim të këtij muaji. Kujdesi për pacientin: Familjari paguan 3 euro në QKUK, por s’ka as karrige (VIDEO)