Qentë mund të nuhasin sëmundjen e malaries NULL NULL 31.10.2018 11:30 31.10.2018 11:30 Shkencëtarët në Britani the Gambia kanë deklaruar se kanë gjetur provat e para që tregojnë se qentë mund të nuhasin sëmundjen e malaries. Ata kanë trajnuar qentë që të dallojnë aromat specifike duke përdorë rrobat e personave që kanë këtë sëmundje. Shpresohet se kjo metodë mund të përdoret për parandalimin e përhapjes së malaries, e edhe çrrënjosjen e saj. Edhe pse studimet ende janë në fazën fillestare, ekspertët kanë deklaruar se këto të gjetura mundësojnë mënyra të reja të testimin të malaries. Studimet paraprake kanë treguar se infektimi me malaria ndërron aromën tonë për të na bërë më atraktiv ndaj mushkonjave që përhapin sëmundjen. Tani edhe qentë mund ta nuhasin atë.