Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pushimet që u kthyen në tragjedi për familjen Çela në Shkodër

NULL NULL
29.07.2026 20:01

Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Postribën e Shkodrës dhe opinionin publik. Një nënë e re bashkë me dy fëmijët e saj një dhe tre vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tyre në fshatin Domen.

Policia sqaroi se ngjarja e rëndë kishte ndodhur rreth orës 13:10, kur 24-vjeçarja kishte qenë brenda banesës me dy fëmijët, raporton TopChannel.

Për fat të keq asnjë prej tyre nuk u arrit të shpëtohej në kohë. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar një shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes Çela, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një shishe me benzinë.

Familja Çela jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur me pushime në Shkodër. Siç raporton Top Channel, ata kishin mbërritur sot në fshatin Domen, në shtëpinë e vjetër të familjes, pasi ata jetonin në Shkodër, me qëllimin për ta riparuar dhe për të bërë disa punime.

Tragjedia në Shkodër, dyshohet se bombola e gazit u bë shkak për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve

Nëna me dy fëmijët humbën jetën në Shkodër, Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia

Tragjedia në Shkodër: Familja kishte ardhur së fundmi nga Gjermania

lajme të ngjashme