Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Po m’i lypin 17 mijë euro borxh të babës, s’po ma lidhin rrymën në shpi të re” (VIDEO)

NULL NULL
29.07.2026 19:49

Mbi 40 ditë pa energji elektrike. 40-vjeçari nga Isniqi i Deçanit, thotë se KEDS-i po ia refuzon kyçjen në rrjet për shtëpinë e re, për shkak të një borxhi prej mbi 17 mijë eurosh të regjistruar në emër të babait të tij të ndjerë.

Ai pretendon se nuk ka përgjegjësi për këtë borxh, pasi thotë se nuk ka trashëguar pasuri nga babai i tij dhe se prona ku ka ndërtuar shtëpinë e re është tjetër nga ajo ku është krijuar borxhi.

Por, KEDS-i e kundërshton këtë version. Në një përgjigje për Kiks Kosovën, kompania ka thënë se kërkesa për lidhje të re është refuzuar pasi borxhi lidhet me shtëpinë e babait, të cilën sipas KEDS-it e ka shfrytëzuar edhe 40-vjeçari.

Sipas kompanisë, një pjesë e shumës prej mbi 17 mijë eurosh lidhet me energjinë e shpenzuar përmes njehsorit të vendosur ilegalisht, për të cilin deçanasi është dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë për “vjedhje të shërbimeve”.

KEDS-i ka deklaruar se ai është dënuar me 8 mijë e 889 euro e 50 centë, shumë që sipas kompanisë është faturuar nga kilovatët e shpenzuar përmes njehsorit ilegal, ndërsa pjesa tjetër përbën borxhin paraprak.

Ndërkohë, KESCO ka bërë të ditur se kërkesën e konsumatorit e ka përcjellë te Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i cili është përgjegjës për kyçjet e reja në rrjet.

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji kanë sqaruar se borxhi nuk mund t’i bartet një konsumatori të ri nëse ai dëshmon se nuk ka lidhje me pronën ku është krijuar borxhi.

Lidhur me pretendimet e deçanasit se njehsori i tij është larguar pa autorizim, Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se ka nisur hetimet. Sipas prokurorisë, është intervistuar edhe një përfaqësues i KEDS-it, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e rastit.

lajme të ngjashme