Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy zjarrfikës humbin jetën gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në Greqi

NULL NULL
29.07.2026 19:46

Dy zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të shuar një zjarr masiv në ishullin grek të Kretës, ka njoftuar Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikësve të Greqisë.

Viktimat, të moshës 23 dhe 27 vjeç, ishin pjesë e ekipit prej rreth 150 zjarrfikësish që po përballeshin me një zjarr që kishte përfshirë zona bujqësore dhe pyje në qytetin Rethymno të ishullit, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Për ngjarjen ka nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat që çuan në vdekjen e tyre.

Ky incident vjen në një kohë kur Agjencia e Reagimit Emergjent e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për rritje të rrezikut nga zjarret e reja në disa vende evropiane gjatë ditëve në vijim.

lajme të ngjashme