Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PSG-ja në superformë pret liderin e Ligës së Kampionëve

NULL NULL
05.03.2025 17:26

Paris Saint-Germain ndeshet sonte me liderin e Ligës së Kampionëve në sezonin e rregullt, Liverpoolin.

Parisienët numërojnë dhjetë fitore rresht në të gjitha garat, mirëpo sonte kanë një punë të vështirë me të Kuqtë e Premier Ligës në 1/8 e finales së garës më të madhe për klube në Evropë.

Në këtë garë ata janë takuar dy herë në fazën e grupeve më 2018, ku Liverpooli e kishte fituar lojën në Anfield Road, 3:2, ndërkaq PSG-ja atë në Parkun e Princave, 2:1.

Ndërkaq, në total janë ndeshur katër herë, ku të dyja klubeve u kanë takuar nga dy fitore.

UEFA Champions League, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion!

lajme të ngjashme