PSG-ja fiton Superkupën falë penaltive NULL NULL 13.08.2025 23:12 13.08.2025 23:12 Paris Saint-Germain ka shënuar fitore dramatike ndaj Tottenham Hotspurs në Superkupën e Evropës. Kampionët evropianë po humbnin 2:0 deri në minutën e 85-të, falë dy golave nga dy qendërmbrojtësit, Micky Van de Ven, 39′, dhe Cristian Romero, 48′. Dy rezervistët, Lee Kang-in, 85′, dhe Goncalo Ramos, 90+4′, u përkujdesën që ta shpëtojnë Parisin nga disfata. Kur erdhën penaltitë, aty PSG-së i priu fati duke fituar 4:3, dhe duke i dhënë jehonë edhe më shumë një sezoni të suksesshëm.