PSG e mendon Folarin Balogun si zëvendësues të Gonçalo Ramos NULL NULL 30.06.2026 16:45 30.06.2026 16:45 Folarin Balogun Paris Saint-Germain ka futur në listën e objektivave sulmuesin amerikan, Folarin Balogun, i cili mund të jetë zëvendësuesi i mundshëm i Gonçalo Ramos, i cili u largua drejtë Milanit. Sipas raportimeve, Balogun vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit parizien dhe emri i tij ndodhet në listën e ngushtë të alternativave, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes PSG-së dhe Monacos për një transferim. Interesimi për 24-vjeçarin është i madh, pasi edhe Tottenham e ka vendosur si prioritet në merkato, ndërsa në garë për shërbimet e tij mbetet edhe Chelsea.