Protestuesit pro-palestinezë i ndërpresin fjalimin, Bideni thotë se e kupton pasionin e tyre NULL NULL 08.01.2024 20:15 08.01.2024 20:15 Fjalimi i presidentit amerikan, Joe Biden, është ndërprerë nga protestuesit pro-palestinezë. Kjo ndodhi gjatë kohës kur ai po mbante fjalime në kishën “Mother Emmanuel” në Chaleston, Karolina e Jugut. Protestuesit kërkuan që Bideni të bëjë thirrje për ndalimin e pushtimit të Izraelit në Gaza. Ata brohoritën duke thënë “Armëpushim tani”, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Sigurimi i 81-vjeçarit, që e udhëheq Amerikën, i largoi protestuesit nga kisha. Ndërsa ai u përgjigj dukë thënë se “Unë e kuptoj pasionin e tyre”. “Unë kam punuar në heshtje, duke punuar në heshtje me qeverinë izraelite për t’i bërë ata të reduktojnë ndjeshëm dhe të dalin nga Gaza”, deklaroi Bideni.