Propozohet që qeset e plastikës të bëhen me pagesë (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 10.12.2021 20:22 nga Haris Ademi 10.12.2021 20:22 Po të prekeshin në xhep, kosovarët nuk do të përdornin kaq shumë qese plastike. Ky është edhe njëri nga propozimet e ambientalistëve, që këto qese të jenë me pagesë, në mënyrë që të mbrohet mjedisi, ashtu si në Maqedoninë e Veriut, ku një e tillë në market kushton rreth 25 centë. Aktualisht, qytetarët vazhdojnë t’i marrin me shumicë edhe pse i dinë të metat e tyre, njofton Klan Kosova. Ish-ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, thotë se për shkak të rënies së qeverisë më 2019, nuk arriti ta çojë deri në fund Udhëzimin Administrativ që kishte dy opsione. “Të ndalohet importi dhe dhënia pa pagesë e qeseve të plastikës ose të vendoset taksë për qeset e plastikës”, shpjegon ai. Punën e lënë në gjysmë duhet ta vazhdojë qeveria aktuale, thonë në organizatën “Gjethi”. Këta propozojnë edhe alternativa tjera. “Të përdoren qeset e tekstilit në vend të plastikës. Ose të ketë një vend për riciklim të tyre, pas përdorimit”, thotë Valon Raka. Ministria e Mjedisit nuk i ktheu përgjigje televizionit nëse po punojnë në evitimin e përdorimit të qeseve të plastikës. Por, kjo është një nga problemet kryesore globale, pasi vetëm një qeseje i duhen rreth një mijë vjet për t’u asgjësuar në natyrë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Asnjë cent më shumë", qytetarët një zëri thonë në protestën kundër rritjes së rrymës (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova Mbledhja e bordit të ZRrE-së kaloi e mbyllur për media, miratohen një pjesë e pikave 2 orë më parë