Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Knicks dy fitore larg titullit të parë pas 53 vjetësh

NULL NULL
06.06.2026 14:34

New York Knicks ka shënuar fitoren e dytë në transfertë ndaj San Antonio Spurs në finalet e NBA-së.

Ata fituan minimalisht falë pikës nga gjuajtja e lirë e Jalen Brunson i cili fitoi topin pas gabimit të Victor Wembanyamas në sekondat e fundit, i cili kishte pasuar te Stephon Castle ndonëse ky i fundit ishte me shpinë të kthyer nga ai.

Gjiganti i SAS pati sidoqoftë më së shumti pikë në ndeshje, 29, por Karl-Anthony Towns me 21 pikë, udhëhoqi mysafirët drejt fitores.

Nju-jorkezët mund ta fitojnë titullin e parë pas mbi pesë dekadash dhe të festojnë në shtëpi nëse i marrin dy ndeshjet e radhës të cilat i zhvillojnë pikërisht në Madison Square Garden.

lajme të ngjashme