Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova mbyll përgatitjet, Foda gati për testin ndaj Andorrës

NULL NULL
06.06.2026 14:55

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore që do ta luajë nesër kundër Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar në aspektin taktik dhe në detajet e fundit të lojës, me synimin që skuadra të paraqitet sa më mirë në sfidën e radhës.

Atmosfera në kampin e “Dardanëve” vazhdon të jetë shumë pozitive, ndërsa lojtarët janë të motivuar për të dhuruar një paraqitje të mirë para tifozëve vendas.

Ndeshja ndaj Andorrës do t’i shërbejë Kosovës si një tjetër test i rëndësishëm për të konsoliduar idetë e trajnerit Foda dhe për të vazhduar ndërtimin e ekipit për sfidat zyrtare që e presin në vazhdim.

lajme të ngjashme