Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën

NULL NULL
17.04.2026 10:56
Foto: Betimi për Drejtësi

Prokurorja e Shtetit, Javorka Perlinqeviq, në çështjen penale për vrasjen e Liridona Ademajt, ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, raporton Klankosova.tv

Propozimi për shpalljen e tyre fajtorë, u dha në fjalën përfundimtare, të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria i propozon gjykatës që të sjellë aktgjykim dënues dhe të akuzuarit t’i shpallë fajtorë, duke i dënuar me burgim të përjetshëm” – tha prokurorja.

Gjatë fjalës përfundimtare, Perlinqeviq po ashtu tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor janë paraqitur tre versione të ndryshme të ngjarjes nga të akuzuarit, që paraqesin përpjekje për shmangie të përgjegjësisë penale dhe bartje të fajit te të tjerët. /Klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme