Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanye ndez Tiranën: Minutat e fundit para koncertit, mijëra fansa mbushin “Eagle Stadium”

NULL NULL
11.07.2026 21:33

Gjithçka duket gati në “Eagle Stadium” për koncertin e këngëtarit të njohur Kanye West.

ABC News Albania sjell pamje nga brenda stadiumit, ku West pritet të ngjitet në skenën madhështore të krijuar enkas për këtë event.

Kanye West konsiderohet një nga artistët më me ndikim në historinë e hip-hopit. Gjatë karrierës së tij, ai ka publikuar albume që kanë lënë gjurmë në muzikë, si “The College Dropout”, “Graduation”, “808s & Heartbreak” dhe “Donda”, ndërsa është shpërblyer me 24 çmime Grammy, transmeton Klankosova.tv.

Përveç suksesit në muzikë, West ka ndërtuar edhe një karrierë të suksesshme në industrinë e modës përmes markës Yeezy. Revista “Time” e ka përfshirë dy herë në listën e njerëzve më me ndikim në botë.

 

lajme të ngjashme