Aksident i rëndë në Shqipëri, 5 të lënduar NULL NULL 11.07.2026 21:42 11.07.2026 21:42 Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Rrogozhinë-Peqin pranë fshatit Sinaballaj. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv. Tre prej të lënduarve janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalet e Durrësit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.