Xhamia në Kaçanik: Mërziten besimtarët, hajni vodhi paratë (VIDEO) NULL NULL 11.07.2026 20:24 11.07.2026 20:24 Një rast i vjedhjes është raportuar në një xhami të Kaçanikut. Hajni hyri në pikë të ditës dhe i vodhi rreth 200 euro nga kasaforta e xhamisë “Sulltan Pasha” në këtë komunë, raporton Klan Kosova. Për krimin që u krye, imami i xhamisë menjëherë e njoftoi policinë. Përmes kamerave po synohet edhe të identifikohet hajni, që dyshohet që nuk është nga Komuna e Kaçanikut. Incizimet u dorëzuan në polici nga Bashkësia Islame në këtë qytet. Kronika sjell detaje: